Paradoksi shqiptar, Shpëtim Hala nuk mori as votën e klubit që e propozoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 12:17

Paradoksi shqiptar, Shpëtim Hala nuk mori as votën e klubit që e propozoi

Nuk mori asnjë votë, madje as të klubit të Delvinës që e propozoi për të qenë kandidat në zgjedhjet për kreun e institucionit të futbollit shqiptar. Shpëtim Hala është zhgënjyer jo pak dje kur, pas numërimit të votave, emri i tij nuk është përmendur për asnjë moment.

Hala

Në deklaratën pas procesit të votimit, ish-gjyqtari i lindur në Librazhd deklaroi ndër të tjera se është fituesi moral i zgjedhjeve. Një ngjarje paradoksale ajo që ndodhi dje në Asamblenë Zgjedhore që tregoi qartazi që Hala nuk pati mbështetjen e askujt.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"