Panuçi publikon listën zyrtare për 2 takimet miqësore, sa shumë risi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 23:23

Panuçi publikon listën zyrtare për 2 takimet miqësore, sa shumë risi…

Trajneri Kristian Panucci ka bërë publike listën e Kombëtares për dy ndeshjet miqësore, atë ndaj Kosovës më datën 29 maj dhe ndaj Ukrainës më 3 qershor.

Panuci

Sindrit Guri dhe Egzon Binaku i Malmos janë 2 debutuesit në listën prej 24 lojtarësh, ndërsa rikthehen në Kombëtare sulmues si Rei Manaj dhe Armando Vajushi. Konfirmohen të rinjtë Bujar Lika, Ylber Ramadani, Kamer Qaka, Emanuele Ndoj, Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj.

Armando Sadiku, Ledian Memushaj, Azdren Llullaku, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Andi Lila, Ansi Agolli, Burim Kukeli, Naser Alij janë ldisa prej lojtarëve që mungojnë në këtë grumbullim.

Lista-zyrtare-per-dy-ndeshjet-me-Kosoven-dhe-Ukrainen-580x1024 (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"