Pak pas përfundimit të Ligës së Konferencës, policia njoftohet për një konflikt. Holandezi kapet në qendër të Tiranës me… kokainë (EMRI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 14:38

Pak pas përfundimit të Ligës së Konferencës, policia njoftohet për një konflikt. Holandezi kapet në qendër të Tiranës me… kokainë (EMRI)

Pak minuta pas përfundimit të finales së Conference League e cila u luajt në Tiranë, policia është njoftuar për një konflikt. Menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes ku në pranga është vënë shtetasi nga Holanda, Kevin Ron De Baat.

tifozet-holandeze-640-0-628fb0611b0a7

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjecarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

“Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B”, thuhet ne njoftim.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"