Pa një numër “9” dhe pa mbrojtje, Karlo Ançeloti bën magjistarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 21:18

Pa një numër “9” dhe pa mbrojtje, Karlo Ançeloti bën magjistarin

Reali i Madridit vazhdon të fitojë në La Liga dhe tashmë numërimi mbrapsht për titullin numër 36 ka nisur. Fitorja me “poker” kundër Osasunës në Pamplona tregoi edhe një herë se skuadra e Ançelotit është solide, pavarësisht mungesave të shumta veçanërisht në mbrojtje dhe mungesës së një sulmuesi të mirëfilltë të tipit Benzema.

carlo-ancelotti-real-madrid-752x428-2

Për ta vërtetuar ecurinë e shkëlqyer të Realit të Ançelotit janë shifrat. Me 64 gola të shënuar dhe 20 të pësuar, Madridi rezulton të jetë skuadra që ka shënuar më shumë gola dhe skuadra që ka pësuar më pak gola në kampionat. Kjo, duke marrë parasysh që ai e ka arritur atë me qendërmbrojtësit titullarë të dëmtuar (Militao dhe Alaba) plus portierin Tibo Kurtua. Kjo për mbrojtjen. Nga ana tjetër, në sulm, shifrat që ka kontribuar Benzema, pa një zëvendësues natyral, Reali i ka arritur falë kontributit Bellingam, Vinicius, Rodrigos dhe Hoselut, ndonëse asnjëri prej tyre nuk luan rolin e pykës “9” që kishte francezi.

Prandaj merita, përveç lojtarëve, bie edhe për Ançelotin, i cili me ndryshimin e sistemit në 4-4-2 në diamant (4-3-1-2), e ka bërë të mundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"