Ozil sherr me trajnerin, gjermani përjashtohet nga ekipi para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 17:37

Ozil sherr me trajnerin, gjermani përjashtohet nga ekipi para ndeshjes

Pak momente para fillimit të ndeshjes mes Arsenalit dhe Uest Hemit, u bë me dije se Mesut Ozil nuk do të ishte pjesë e ekipit, si pasojë e një viroze. Por, siç raporton rrjeti “ESPN”, lënia jashtë e gjermanit ka ardhur për arsye tjetër.

emeri ozil

Në stërvitjen e ditës së djeshme, raportohet se ai ka pasur një debat të ashpër me trajnerin Unai Emery, dhe ka qenë trajneri që ka marrë vendimin për ta përjashtuar nga kjo ndeshje. Deri më tani, është ende e paqartë e ardhmja e Ozil, dhe duhet pritur vendimi që do të marrë klubi për këtë çështje të krijuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"