Opsion për mbrojtjen, Interi “piketon” futbollistin që fitoi Europianin me Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2021 | 11:15

Opsion për mbrojtjen, Interi “piketon” futbollistin që fitoi Europianin me Italinë

Alesandro Florenci nuk është më në planet e Romës. Situata e italianit ngelet ende e paqartë më kryeqytetasit që po mendojnë shitjen e tij. Ndërkohë, në ndjekje të situatës është vendosur edhe ekipi i Interit që shikon te 30-vjeçari një opsion për të forcuar prapavijën dhe për ta pasur sa më të fortë grupin në pritje të sezonit të ri.

Florenci

Në varësi të bisedimeve mes Romës dhe futbollistit, Interi do të konsiderojë të bëjë ofertën e tij për mbrojtësin, kontrata e të cilit skadon në 2023. Vetë lojtari do ta mirëpriste këtë transferim si një mundësi të dyte edhe pse ka shprehur disa herë dashurinë për ngjyrat verdhekuqe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"