Opinionisti italian i thur elozhe Hysajt: Arriti të bllokonte sulmuesit “vrastarë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 14:40

Opinionisti italian i thur elozhe Hysajt: Arriti të bllokonte sulmuesit “vrastarë”

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj bëri një paraqitje mjaft t mirë në sfidën ndaj Torinos, ku nuk munguan elozhet. Opinionisti dhe mbështetësi i Napolit, Xhenaro Maraco bëri një analizë të shkurtër pas ndeshjes ku e cilësoi Hysajn si triumfator që bëri të zhduken sulmues vrastarë si Beloti apo Zaza.

Iago Falque (R) of Torino FC competes with Elseid Hysaj of

“Hysaj e gjen veten të formuar dhe krijon një mbrojtje të plotë, mbrapa. Ai plotësoi një triangelo të pashembullt midis mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit. Disa sulmues “vrastar” të mbrojtjeve të shumë ekipeve siç është Andrea Beloti dhe Simone Zaza ai arriti ti bllokonte plotësisht në krahun e tij. Për pjesën tjetër të Hysajt,po e quaj më pak fjalë një e diel triunfale”, u shpreh opinionisti italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"