Ofertë nga Trabzoni, Nanta dhe Ingolstadi, Hasi pret… Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2016 | 11:03

Ofertë nga Trabzoni, Nanta dhe Ingolstadi, Hasi pret… Shqipërinë

Kur ka shumë kohë që po flitet për një largim të mundshëm të De Biazit nga stoli i Shqipërisë pas Europianit për atë të Kombëtares italiane, mediat belge kanë bërë “sponsorizimin” për trajnerin që do ta pasojë. besnik-hasiE për këtë tjetër veçse për Besnik Hasin mund të bëhej fjalë. Trajneri i Anderlehtit, raportohet nga “sudinfo.be”, se nuk do të vijojë më që të jetë trajneri i Anderlehtit pas përfundimit të këtij sezoni. Mirëpo kjo duket si maja e ajsbergut sa i përket të ardhmes së trajnerit nga Gjakova.

Nantë, Trabzonspor dhe Ingolshtad janë tre ekipet të cilat raportohen që i kanë bërë ofertë trajnerit shqiptar. Sipas mediave belge, ofertat e tyre kanë qenë konkrete dhe për momentin Hasi i ka lënë pezull, për të mos thënë refuzuar. I njëjti sajt vijon me lajmin e plotë kur shprehet se secila prej këtyre tri skuadrave ka gati një ofertë dhe një projekt për trajnerin, në mënyrë që ai të ndërtojë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Shqipëria

Ndërsa presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kërkon që të mos ketë asnjë shpërqendrim të trajnerit aktual, mediat belge bëjnë me dije se Shqipëria është arsyeja që Hasi u ka thënë jo skuadrave të mësipërme. Sipas të njëjtit lajm, trajneri gjakovar pret që të jetë ai pasuesi i Xhani De Biazit në stolin e Kombëtares shqiptare. Kur jemi në prag të Europianit, ku kuqezinjtë do të marrin pjesë për herë të parë, pas zërave të shumtë për largimin e De Biazit, emri i Hasit është i pari që përmendet për të pasuar italianin.

Kohë më parë, Hasi ka qenë një ndër të parët ish-futbollistë kuqezi që e kanë deklaruar hapur: “Një ditë, në të ardhmen, dua të jem trajner i Shqipërisë!”. Me sa duket, kjo “ditë” është bërë më e afërt se kurrë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"