Ofendime dhe akuza pas ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia, sportdashësit: Ishte një turp!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 9:34

Ofendime dhe akuza pas ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia, sportdashësit: Ishte një turp!

Pas ndeshjes, në faqet zyrtare të të dyja skuadrave ka pasur lumë ofendimesh dhe akuzash nga tifozët. Jo vetëm shkodranët nuk e kanë pranuar humbjen në atë mënyrë, por as tifozëria e Skënderbeut nuk ka mbetur e kënaqur nga sjellja e lojtarëve dhe ekipit për të arritur trepikëshin në atë mënyrë, madje shumë prej tyre kanë ironizuar lojtarët kryesorë.

skenderbeu-vllaznia

Ja disa nga komentet në faqet zyrtare të skuadrave në rrjetin social “Facebook”:

NË FAQEN E SKËNDERBEUT:

skenderbeu faqja

Arison Kajtazi: “Edhe sikur 0:5 te ishte rezultati per vllaznine deri ne minuten e ’90 kisha besim se skenderbeu do i bente 6 gola ne shtese per 4 minuta sepse eshte ekip me karakter dhe mentalitet kampioni”.

Alfred Buzi: “Fitore e merituar bravo ishalla i blini te gjitha ndeshjet deri ne fund dhe kampion”.

Dhimiter Nallbati: “Mund ta quajm nje fitore me shum shum fat. Por me me fat do jemi sezonin tjeter nqs Shehi dhe Salihi lene futbollin”.

Red Mania: “Te pakten ti kishit thene tifozeve se ishte teater dhe do te fitonit se ishin gati per tju rraf”.

Jetmir Hamza: “He se vini ne kukes mos mendoni se ka teater si sot”.

Gjergji Janllari: “Ti u rrite per ditelindje duhet ndeshje burrash jo film vizatimor”.

 

NË FAQEN E VLLAZNISË:
Vllaznia

Leo Demalia: “Turp! kuksi fan”.

Valmir Taflaj: “Tyrp per ata qe e njollosin fanellen e vllaznis. Plehat meten pleha”.

Bepin Paluku: “Teater i bukur”.

Kristian Jakaj: “Sa lek keni marr mor te degjenerum”.

Ledi Kola: “Shum te degjenerum mos bahshi har se ju keni lind te shitun”.

Jetmir Rrjolli: “Jena ba si lolja i kampionatit na marrin e na perdorin si dojn.vjen keq per djersen e disave qe se meritojn ky shperblim pa me pa holl holl kja ishte ujdi e mir per vllaznin qose pretendojm per vend katert se tesh fiton skenderbeu me tiranen.edhe plus vjen salihu te vllania vitin tjeter.edhe mas kujtoni se trajneri nuk din gja se kot se ka fut nloj.e persa i perket portjerit nuk ka tbajn me kyt pun”.

Shënim: Komentet janë përzgjedhur vetëm duke shmangur ofendimet jo etike dhe janë të pandryshuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"