Nxirret dekreti, gati pasaporta për 2 lojtarë të U-21 dhe… Tramexanin
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nxjerrë dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare për 6 persona të tjerë.
Dy nga katër futbollistët e grumbulluar me kombëtaren U-21 që janë në pritje të pasaportës shqiptare, Elvir Maloku dhe Taulant Seferi, tashmë e kanë marrë konfirmimin për të qenë pjesë e kuqezinjve brenda të gjitha rregullave.
Në dekretin e presidentit i jepet gjithashtu shtetësia shqiptare edhe futbollistit 18-vjeçar Çlirim Shabani, i cili është pjesë e kombëtares U-19, dhe futbollistes 21-vjeçare Arbenita Curraj, e cila do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare të femrave.
Edhe pse është larguar tashmë nga Shqipëria, me pasaportë shqiptare do të pajiset edhe ish zv. trajneri i kombëtares, Paolo Tramexani.
Gjithashtu shtetësi shqiptare i është dhënë edhe përgatitësit atletik të kombëtares që është pjesë e stafit të De Biazit, Arturo Bele.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"