Nuk po pranon transferimin ne Angli, Alegri gati të marrë masa drastike ndaj mesfushorit të “Zonjës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 21:21

Nuk po pranon transferimin ne Angli, Alegri gati të marrë masa drastike ndaj mesfushorit të “Zonjës”

Tratativa mes mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot dhe Junajtid duket të jetë bllokuar për shkak të kërkesave të larta ekonomike të francezit të cilat arsyetohen si të papërballueshme nga ane e “Djajve të Kuq”.

rabiott

Sipas raportimeve nga mediat italiane kjo situatë nuk duket ti ketë pëlqyer bardhezinjve dhe teknikut Masimiliano Alegri i cili po mendon të shtyjë mbrojtësin drejt Anglisë duke e nxjerrë jashtë projektit për sezonin e ardhshëm.

Trajneri italian i ka komunikuar Rabiot se duhet ta qartësojë sa më parë situatën me të ardhmen e tij pasi Alegri dëshiron përqendrimin maksimal nga ana e skuadrës në këtë sezon të ri, me 27-vjeçarin që duhet të bëjë një zgjedhje përfundimtare së shpejti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"