Nuk ndodhte prej gati një shekulli, Evertoni i shkakton tjetër traumë Liverpulit në “Anfield Road”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 18:13

Nuk ndodhte prej gati një shekulli, Evertoni i shkakton tjetër traumë Liverpulit në “Anfield Road”

Humbja dje në derbin e Mersisajdit 0-2 nga Evertoni e ka zhytur Liverpulin në një krizë më të thellë. Me rezultatin negativ të djeshëm në shtëpinë e të kuqve “Anfield Road”, Liverpuli regjistron një moment zhgënjyes për herë të parë pas 98 vitesh.
curtis-jones-georginio-wijnaldum-liverpool-everton-2020-21_ojvis9rjiwn710s3j3y1livir
Këtë sezon, kampionët në fuqi të Anglisë kanë humbur në 4 ndeshje radhazi në shtëpi. Një gjë e tillë ndodhte për herë të fundit në dhjetor të vitit 1923.

Por, përveç këtij rekordi negativ, ajo çfarë shqetëson më tepër është se Liverpuli rrezikon dhe triumfin në Ligën e Kampioneve, pasi në kampionat distanca me Mançester Sitin është rritur ndjeshëm.

Kujtojmë që triumfi i djeshëm i Evertonit dje në “Anfield Road” ishte e para fitore në fortesën e të kuqve pas më shumë se 21 vitesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"