“Nuk na i ka fajin arbitri për barazimin”, rrëfehet Handanoviç: Rastet për gol i kemi, por ja çfarë nga mungon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 19:46

“Nuk na i ka fajin arbitri për barazimin”, rrëfehet Handanoviç: Rastet për gol i kemi, por ja çfarë nga mungon

Fitorja në shtëpi mungon prej 21 dhjetorit për Interin. Duke llogaritur edhe rezultatin e djeshëm, zikaltrit kanë marrë barazim në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat.LAUTARO

Asgjë alarmante, të paktën sipas Samir Handanoviçit, i cili pas takimit të djeshëm do të deklaronte për mediat: “Na ndodh shpesh që të humbim kthjelltësinë në fundin e ndeshjeve, por po aq i vërtetë është fakti që të tilla sfida mund dhe duhet t’i mbyllim më herët.

Me siguri që faji për barazimin nuk është i arbitrit, tek i cili u ankuam për shkak të disa vendimeve lidhur me faullet kundër sulmuesve tanë. Siç thashë, ndeshjet duhen mbyllur më herët dhe nuk do të ishim duke folur për këto gjëra nëse do ia kishim dalë ta bënim diçka të tillë, ndaj le të mos fajësojmë arbitrin për rezultatin e sotëm”.

OPTIMIZËM – Dje Kaljari rreshtoi formacionin më të ri në moshë për sa i përket këtij edicioni të kampionatit italian, teksa përballë kishte Interin që me 16 gola në 30 minutat e para të ndeshjeve është mes ekipeve që shënon më shpesh në atë hark kohor. Ylli, siç e tregojnë edhe faktet, është Lautaro Martinez që ka shënuar gjysmën e asaj shifre.
handanovic

Pikërisht tek argjentinasi dhe kolegët e tjerë të vijës së parë bazohet edhe Handanoviç kur flet me optimizëm për të ardhmen e skuadrës së tij. “Ndaj Kaljarit gabuan dhe gabimet nuk i falen një ekipi që synon gjëra të mëdha.

Personalisht nuk jam i shqetësuar sepse raste për të shënuar krijojmë në çdo ndeshje. Mungon disi cilësia në pasimin e fundit, por do të shqetësohesha më tepër nëse nuk do të krijonim shanse goli”, ka mbyllur deklaratën e tij Samir Handanoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"