“Nuk kemi ndonjë prurje”, Shehi në prag të duelit me Kukësin: Vlerësim maksimal, duam gjysmëfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 10:25

“Nuk kemi ndonjë prurje”, Shehi në prag të duelit me Kukësin: Vlerësim maksimal, duam gjysmëfinalen e Kupës

Partizani do të presë nesër Kukësin në orën 17:00 në ndeshjen e kthimit e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në prag të këtij dueli trajneri I të kuqve, Orges Shehi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

shehi

“Unë mendoj që është një përballje Kupe, na pret një 90-minutësh që kërkon vlerësim. Në futboll situatat janë të rëndësishme dhe kemi vlerësimin maksimal për të kaluar në gjysmëfinale. Duam që të jemi ne të kalojmë dhe të kërkojmë më të mirën. Gjendja është e njëjtë me atë të para tre ditëve, nuk kemi ndonjë prurje. Rrapaj mungon për arsye kartonësh. Kupa është një kompeticion që duhet ti shkojmë deri në fund, e kemi vlerësuar maksimalisht, është një shtysë tjetër kjo statistikë. Merr një vlerësim ndryshe kur ndeshjet janë afër, por e rëndësishme është të kalosh më tej. Ka kohë deri në maj, por duhet hedhur hap pas hapi, dhe këtë do kërkojmë. Në fund fare do të merren verdiktet. Në kampionat tonë ska skuadra të lehta, pas ndeshjes me Kukësin ishim në stërvitje me mendjen që të shkojmë më lart”, tha ai.

hgfjhg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"