Postuar: Korrik 8, 2018 | 20:41
Nuk ka dyshime, ja kush do të jetë kapiteni i ri i Skënderbeut
Skënderbeu pret me padurim kapitenin e skuadrës së sezonit të ri. Mbrojtësi Marko Radas do të jetë i zgjedhuri i trajnerit Shehi në këtë pozicion dhe duket se do të vijë në Korçë ditën e nesërme.
Kroati, një nga më besnikët e klubit bardhekuq, ka marrë disa ditë leje më shumë nga ana e drejtuesve dhe tashmë pritet që të mbërrijë në Korçë për të marrë në dorë frenat e ekipit. Shiriti i kapitenit te Skënderbeu kalon nga ish-portieri, tashmë trajner, Orges Shehi te Marko Radas.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"