“Nuk jemi Barcelona apo Bajerni”, Rama për kampionatin dhe pagat e futbollistëve: Ja kur mund të rifillojë futbolli, lojtarët t’ia dalin vetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2020 | 0:17

“Nuk jemi Barcelona apo Bajerni”, Rama për kampionatin dhe pagat e futbollistëve: Ja kur mund të rifillojë futbolli, lojtarët t’ia dalin vetë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk përcaktoi datën e saktë se kur mund të rifillojnë aktivtetet sportive në Shqipëri, veçanërisht futbolli.

rama55

Në lidhje direkte me emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë shqiptarë konsideroi se për shkak se sporti futet te “bizneset me rrezikshmëri të lartë të përhapjeje të koronavirusit”, aktivitetet sportive mund të rinisin më vonë se bizneset e tjera. Rama theksoi se Shqipëria nuk është një vend i zhvilluar dhe bëri krahasim se i ngjan “një ekipi modest dhe nuk mund të jetë si Barcelona apo Bajern Mynihu”.

Për sa i përket çështjes së dhënies së ndihmës financiare për lojtarët e futbollit, Rama refuzoi përsëri të miratonte një fond ndihme financiare duke arsyetuar se “lojtarët paguhen shumë mirë historikisht dhe duhet ta përballojnë pa ndihmën e shtetit këtë situatë”.

Rikthimi i aktiviteteve sportive në Shqipëri  – Ne kemi punuar për një plan të veçantë sa i përket lehtësimet të bizneseve dhe masave që kemi ndërmarë. Këtu do të futen edhe masat e reja dhe ligjet nga presidenti Meta. Me shumë mundësi, java e ardhshme do të jetë një fazë përgatitore për ata që do të hapen të parët,  pra bizneset me rrezikshmëri të ulët. Më pas do të hapen aktivitetet e biznesit me rrezikshmëri të mesëm dhe me rrezikshmëri të lartë. Te kjo e fundit futen edhe aktivitetet sportive dhe ato çlodhëse.

Sa i përket afatit se kur mund të hapen këto bizneset me rrezikshmëri të madhe, mund të them se nuk dua që të tregohem optimist këtu, megjithëse e di që njerëzit preferojnë të dëgjojnë këto kohë një gënjeshtër të bukur më shumë sesa një të vërtetë të hidhur. Ne do ta bëjmë si Austria dhe jemi vetëm 10 ditë larg tyre. Me njërën dorë jemi te frenat dhe sapo numrat të përkeqësohen gjatë hapjes, atëherë do i tërheqim. Mos shikoni shumë vendet e tjera, ne jemi një skuadër modeste. Jo të thoni që: ‘ hajde ta bëjmë si Barcelona tani, hajde ta bëjmë si Bajerni i Mynihut’.

Kategoria-Superiore-2018

Ndihma e shtetit për futbollistët – Për çfarë t’i paguajmë?! Për faktin që janë paguar historikisht shumë më tepër sesa kanë deklaruar?! Sepse po t’i shohësh, i deklarojnë si fasone dhe paguhen shumë mirë në fakt. Prandaj mos ta hapim më tej këtë temën se shkon e gjatë pastaj. Sportistët janë paguar mirë dhe këtë luftë e kalojnë pa ndihmën e shtetit. Në këtë moment artistët, këngëtarët, sportistët duhet që të shohin rreth e rrotull se ka shumë më keq se ta. Nëse lufta vazhdon, ndoshta mund t’i ndihmojmë”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"