Nuk është në planet e drejtuesve të Partizanit, sulmuesi merr oferta nga kampionati azer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 19:19

Nuk është në planet e drejtuesve të Partizanit, sulmuesi merr oferta nga kampionati azer

Pas një aventure jo fort pozitive te Drita e Gjilanit, Partizani vendosi ta huazonte sulmuesin brazilian, Lukas Kardozo, drejt Besës së Kavajës në Kategorinë e Parë.

kardozo

25-vjeçari nuk ishte në planet e trajnerit Italian Franko Lerda dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të kuq vendosën ta huazonin te Besa, ku Kardozo ka arritur të përshtatet mjaft mirë, duke rezultuar deçiziv me golat e realizuar, teksa i siguruoi kavajasve, pozicionimin në grupin e 4 skuadrave që luftojnë për kreun.

Ndërkohë së fundmi për futbollistin brazilian të Partizanit, ka pasur interesim nga klube të Premier Ligës në Azerbajxhan. Lajmi bëhet i ditur nga “Apasport.az”, ndërkohë që emrat e skuadrave të interesuara nuk bëhet të ditura për momentin. Shanset janë të shumta, që sezonit e ardhshem Kardozo të transferohet në kampionatin azer.

Kardozo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"