“Nuk e meritonim humbjen”, Sadedini: Përgëzoj çunat për ndeshjen që zhvilluan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 20:31

“Nuk e meritonim humbjen”, Sadedini: Përgëzoj çunat për ndeshjen që zhvilluan

Flamurtari humbi ditën e sotme me rezultatin 0-1 kundër Teutës në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, tekniku i vlonjatëve, Dritan Sadedini, ka dhënë një intervistë për “Super Sport”, ku shprehet se skudra e tij nuk e meritonte humbjen.IKLJK;

Luajtët pothuajse si të barabartë me kundërshtarin, ndjeni keqardhje për këtë humbje?

Luajtëm si të barabartë, ndjej i keqardhje për këtë humbje, rezultati më i drejtë do të ishte barazimi. Por, ky është futbolli dhe ne do të përpiqemi dita-ditës të rregullojmë lojën tonë.

E keni nisur aventurën te Flamurtari në kohën kur kanë nisur edhe nisur përgatitjet e skuadrës, kur mendoni se ekipi do të jetë në formë?

Kemi nisur përgatitjet me vonesë, ekipi është mbledhur vonë, po mundohemi ta rregullojmë lojën dita-ditës. Në këto kohë është e vështirë t’i ngarkosh çunat. Përgëzoj çunat që edhe me këtë gjendje po japin shpirtin dhe zemrën për ekipin.

Pozicionimi i Pjeshkës, nga ku e pësuat edhe golin?

Ka momente në futboll, kur lodhja dhe përgatitja bën te vetën, nuk i vë faj Pjeshkës dhe çunave, janë momente kur çdo lojtar mund të gabojë. Siç e thashë më parë jam i kënaqur me çunat dhe i përgëzoj për lojën që bënë.

 Përflitet për një ultimatum ku kërkohen 6 pikë në dy ndeshje, janë të tepërta?

Problemet dihen te ne. Nuk kam fare lidhje me ultimatumin, me këto gjëra. Unë shikoj punën dhe përgatis skuadrën çdo ditë.

Ndjeni ndonjë presion nga klubi?

Nuk ka asnjë lloj presioni nga klubi apo presidenti, përpiqemi të punojmë shumë, gjithashtu edhe ai përpiqet të na i bëjë më të lehtë punën.

Mendove që ta fitoje ndeshjen që në pjesën e parë, që aktivizove Sukajn nga fillimi?

Ne kemi vetëm një Xhevahir që mund të nga zgjidhë ndeshjen dhe përpiqemi ta mbajmë aty. Shumë e drejtë që mund ta ndërroja. Mund ta aktivizoja në 20 minutat e fundit, por flas me Sukajn dhe e zgjidhim në këtë mënyrë. Në çdo moment presim nga një lojtar i tillë, pasi kemi mungesa në lojtarë.

Sa besim keni që mund ta evitoni rënien?

Jemi në momente të vështira, por në çdo ndeshje kemi humbur me rezultate të ngushta. Ekipi ka dhënë më të mirën, por edhe fati nuk na ka ndihmuar. Besoj se mund ta evidentojmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"