“Nuk duhet të fryhemi, por të punojmë”, Karabeci: Nuk jam në formën më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 19:44

“Nuk duhet të fryhemi, por të punojmë”, Karabeci: Nuk jam në formën më të mirë

Erando Karabeci, lojtari i Tiranës, ka folur për mikrofonin e “Supesport”, pas fitores së ekipit të tij ndaj Laçit. Ai është shprehur shumë i kënaqur me lojën e tij dhe të skuadrës, por është i mendimit që ekipi duhet të ulë kokën dhe të punojë sa më shumë.

bandicam 2019-10-19 19-36-31-538

Sa e shijova këtë ndeshje? “E shijova sepse fituam, por edhe sepse u riktheva 90 minuta pas 5 muajsh e gjysmë. Ekipi u shpreh mirë, nuk i lamë hapësira Laçit, përveç golit. Jemi të lumtur që morëm këto pikë, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Nuk duhet të fryhemi shumë kur marrim tre pikë, por të ulim kokën dhe të shohim përpara”.

Si ndihesh fizikisht? “Fizikisht ndihem shumë mirë, pasi kam kohë që punoj dhe veçmas. Por, nuk është e njëta gjë si të stërvitesh dhe të luash ndeshje. Duhet të kisha disa minuta në këmbë, si në miqësore apo në Kupë. Nuk jam 100% tim, por mund të kap formën maksimale”.

Kapiteni dhe kriza? “Nuk mendoj se unë kam qenë në maksimumin tim. Stafi nuk ka dashur të rrezikoj. Nëse isha futur më para mund ta ndihmoja skuadrën , por edhe ta dëmtoja. Duhët të vazhdojë të japë maksimumin”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"