“Nuk duhet të festojmë për fitoren me Kukësin, nga tani mendjen te Tirana”, Josa: Problemi ynë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 16:14

“Nuk duhet të festojmë për fitoren me Kukësin, nga tani mendjen te Tirana”, Josa: Problemi ynë është…

Pas fitores me rezultatin 1-2 ndaj Kukësit në stadiumin “AIR Albania”,  në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i Laçit, Mirel Josa i cili ka analizuar këtë sukses ndaj verilindorëve:

JOSA

“Ata po luanin shumë me topa paralel dhe ne po shkonim që të bënim presion. Nuk është strategji e jona që të tërhiqnin mbrojtjen prapa.

Për mënyrën sesi djemtë sillen dhe mënyra sesi stërviten. Ata kishin mbështetjen e njëri-tjetrit dhe dalja e jona duhej të ishte më efikase. Na presin shumë ndeshje të vështira dhe duhet të jemi me këmbë në tokë.

Problemi shumë i madh i yni është kur ne duhet të jemi në qetësi, kemi pasur momente që kemi humbur topin shpesh. Në të dyja fazat Guindo ishte ashtu siç e donim ne.

Kukësi po shtynte me dy mbrojtësat anësorë, ne duhet të dilnim më shpejt në pozicion. Tirana kryeson kampionatin me meritë, ka kontigjentë për të konkurruar për kampionatin.

Që nga sot ne duhet të mendojmë për Tiranën dhe jo të festojmë ndeshjen ndaj Kukësit.”, përfundoi Mirel Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"