“Nuk do bëjmë ftesë për fitoren e sotme”, Hallaçi: Ja çfarë na duhet për të dalë nga kjo situatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 19:19

“Nuk do bëjmë ftesë për fitoren e sotme”, Hallaçi: Ja çfarë na duhet për të dalë nga kjo situatë

Në mungesë të trajneri Skënder Gega, Kukësi sot u drejtua nga zv.trajneri Rraman Hallaçi. Në prononcimin pas fitores ndaj Laçit, ish-kapiteni i verilindorëve u shpreh për “Gol pas Goli”, duke deklaruar:

bandicam 2020-11-25 19-12-13-967

“Më gëzon fakti që pas 2 ndeshjeve të para të kampionatit fituam në Kupë, dolëm mirë me Teutën duke marrë një pikë, sot morëm një fitore të merituar. Laçi është skuadër me grintë. Pavarësisht gabimit të portierit, lojtari bëri presionin e duhur. Jemi në ngritje. Lojtarët po binden nga dita në dita. Ende na duhet pak kohë, që të marrim maksimumin, kemi shumë lojtarë që janë afruar në merkato. Vetëm Limaj dhe Lulaj janë nga sezoni i shkuar.

Nuk do bëjmë ftesë që kemi fituar sot. Kemi investuar ndër vite për të qenë në kreun. Nuk mund ta shikojmë Kukësin në fundin e tabelës. Ishte një fitore kthese. Skuadra prodhoi, donim ta mbronim golin dhe ia arritëm deri në fund. Kemi ende punë për të bërë. Kemi skuadër të re. Në qendër të mbrojtës kemi pasur 19-vjeccarë.

Disa lojtarë nuk kanë pasur shumë minuta. Jemi në ngritje. Na duhet dhe pak sforco sa të dalim nga kjo situatë. Kemi cilësi. Ende nuk jemi në 100% tonë. Nga dista në ditë do jemi në ngritje.

Duhet një sakrificë e madhe, ndeshjet në Superiore janë shumë të vështira. Duhet edhe pak durim sa të shkojmë në 100%. U konsultova dhe me profesor Gegën, kjo fitore shkon për të.

Kemi bërë një merkato cilësore. Duhet pak kohë për të marrë maksimumin. Sot pamë edhe Ibrahimin që po e merr veten. Do të jetë lideri i skuadrës. Mezi po e presim që të vijë profesori. Duhet të jetë mirë me shëndet, më pas gjërat e tjera”, u shpreh Hallaçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"