“Njëri kafshon dhe tjetri shkelmon”, Kosta deklaratë epike për Suarezin pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 13:05

“Njëri kafshon dhe tjetri shkelmon”, Kosta deklaratë epike për Suarezin pas ndeshjes

Atletiko Madrid mori nga Barcelona këtë verë sulmuesin Luis Suarez. Menjëherë në debutim, uruguajani shënoi dopietë dhe dha një asist në fitoren që Atletiko mori ndaj Granadas 6-1, edhe pse luajti vetëm 20 minuta në fund.

suarez

Pas këtij takimi një prononcim të shkurtër në lidhje me ardhjen e Suarezit, dha edhe sulmuesi tjetër i ekipit spanjoll, Diego Kosta. “Është diçka shumë e mirë, pasi tani njëri kafshon dhe tjetri shkelmon”, tha me shaka Kosta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"