Një vit pa aktivitet/ Peshëngritja gati për rikthimin, në fundjavë mbahet kampionati kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 21:17

Një vit pa aktivitet/ Peshëngritja gati për rikthimin, në fundjavë mbahet kampionati kombëtar

Pas një viti pa aktivitete për shkak të pandemisë COVID-19, peshëngritja shqiptare do të rikthehet ditën e nesërme në pedanë, teksa në Durrës do të mbahet kampionati Kombëtar për të rritur. Kështu sporti më elitar i vendit do të përcaktojë kampionët e vitit 2021, ku pritet një betejë e fortë si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Briken Çalja, vendi i 5-të në

Ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e fundit, ku garat janë mbajtur në kryeqytet, siç dihet këtë vit shtanga do të rikthehet përsëri në qytetin bregdetar, ndërsa nuk do të mungojnë as risitë në mënyrën e organizimit. Presidenti Elez Gjoza, tregon për “Panorama Sport”, formulën e re të organizimit të kampionatit, i cili do të mbahet në dy ditë: “Në ditën e parë të kampionatit do të garojnë femrat dhe 5 sportistët olimipistë, shtangistë të cilët pretendojnë një vend në olimpiadë dhe medalje në Kampionatin Europian.

Ndërsa pjesë e tjetër e shtangistëve do të vijojnë konkurrimin e tyre të dielën. Kjo është risia që kemi futur këtë vit. Kështu që garat nuk do të jenë të ngjeshura si zakonisht. Do të kemi më tepër shpenzime por sportistët nuk e meritojnë të sforcohen dhe të garojnë deri në orë të vona gjithashtu edhe për efekt të Koronavirusit, pasi në këtë mënyrë nuk i grumbullojmë të gjithë peshëngritësit”, deklaron Gjoza. Kampionati do të mbahet në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ndërsa garat do të nisin në orën 10:00. Kujtojmë që ky do të jetë një event tepër i rëndësishëm për të gjithë peshëngritësit, të cilët do të testojnë veten para Kampionatit Europian, që do të mbahet në fillim të prillit në Moskë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"