Një tjetër skuadër rikthehet në stërvitje, mësohen masat e rrepta që nuk lejojnë as larjen e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 0:05

Një tjetër skuadër rikthehet në stërvitje, mësohen masat e rrepta që nuk lejojnë as larjen e lojtarëve

Pasi të hënën e kaluar Borusia Dortmundit u rikthye në stërvitje individuale, është radha e skuadrës së Bajernit të Mynihut të bëjë të njëjtën gjë këtë të hënë.

bajerni

Siç raporton “Kicker”, 21 lojtarët do të rikthehen në stërvitje, por nën masa të rrepta sigurie në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

bajern

Në këtë mënyrë, është parashikuar një ndarje e 21 lojtarëve në 5 grupe, 4 nga të cilët do të jenë me nga 4 lojtarë dhe një tjetër me 5 lojtarë.

bajer

Për më tepër, ata do të merren nga parkingu dhe do të dërgohen në zona të ndryshme të qendrës së stërvitjes. Një tjetër masë është edhe fakti që nuk do të lejohen të bëjnë dush aty, por vetëm kur të rikthehen në shtëpi.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"