Një tjetër ish-futbollist i Barcelonës në telashe, 37-vjeçari dënohet me burg për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 20:32

Një tjetër ish-futbollist i Barcelonës në telashe, 37-vjeçari dënohet me burg për…

Një tjetër ish-futbollist i Barcelonës, në telashe me drejtësinë, bëhet fjalë për turkun Ardan Turan, i cili është dënuar me një vit burg për mashtrim tatimor në Spanjë, sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”.  Një gjykatë spanjolle vendosi të martën, më 19 mars, se 37-vjeçari u shpall fajtor për kryerjen e dy akuzave të mashtrimit tatimor në 2015 dhe 2016. 

arda-turan-780x439

Dënimet për më pak se dy vjet mund të pezullohen për shkelësit për herë të parë në Spanjë, që do të thotë se ish-mesfushori i Barcelonës për të shmangur heqjen e lirisë do të paguajë një gjobë të rëndë prej 633,000 euro. 

Kjo nuk është hera e parë që një yll i madh i futbollit kapet për mashtrim tatimor në Spanjë. Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Zhoze u dënuan gjithashtu në raste të ngjashme. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk shkoi në burg dhe në vend të kësaj u paguan gjoba të mëdha. 

Turan kaloi një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij futbollistike si lojtar në Spanjë, pasi kishte luajtur për Atletiko Madridin dhe Barcelonën. Ai iu bashkua Barçës në 2015 nga Atletiko Madrid dhe luajti për klubin katalanas deri në vitin 2018 teksa më pas u huazua te Basakshehir. 

37-vjeçari bëri gjithsej 233 paraqitje për të dy klubet në total, duke shënuar 37 gola dhe duke prodhuar 43 asistime. Aktualisht Turan është menaxher i klubit të Ligës së Parë , Ejupspor. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"