Një sulmues vjen një tjetër drejt largimit, Vllaznia po punon për të ndërprerë kontratën me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 10:48

Një sulmues vjen një tjetër drejt largimit, Vllaznia po punon për të ndërprerë kontratën me…

Vllaznia firmos një kontratë me sulmuesin boshnjak Haris Dilaver. Futbollisti zbarkoi dje në Shkodër dhe në mbrëmje ai hodhi firmën. Firma e tij mund të jetë e fundit për kuqeblutë për këtë merkato. Ka qenë vetë klubi që e ka bërë publik marrëveshjen. “KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme (djeshme) ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Drejtuesit e klubit kanë firmosur një kontratë njëvjeçare me qendërsulmuesin Haris Dilaver. Shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për skuadrën me lojën dhe golat e tij. Me këtë futbollist tashmë është plotësuar edhe reparti i sulmit dhe Vllaznia është gati për startin e sezonit”, shkruante klubi në faqen e “Facebook”-ut.

Dilaver

Tekniku Brdariç dhe drejtuesit e tjerë thuajse ia kanë ndryshuar totalisht fytyrën ekipit kuqeblu. Deri tani Vllaznia ka afruar 15 lojtarë dhe afrimi i Dilaverit, sulmuesit 30-vjeçar mund të vërë pikën mbi “i”, për sa i përket merkatos së verës. Boshnjaku mund të jetë afrimi i fundit për sulmin, por ndoshta edhe për këtë merkato. Dilaver ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Vllazninë.

SIDORENKO – Mirëpo, nëse një lojtar sulmues pritet që të bashkohet me ekipin, një tjetër futbollist i këtij sektori të fushës pritet që të zgjidhë kontratën me këtë skuadër. Moldavi i sulmit, tani 31- vjeçari Eugenio Sidorenko, mund të jetë i larguari i dytë pa nisur mirë sezoni për ekipin kuqeblu. Nga sa mësohet, lojtari ka kohë që nuk është pjesë e përgatitjeve të ekipit. Dëmtimi i tij e ka mbajtur larg tyre. Ai madje ka ndjekur nga afër skuadrën në takimet miqësore, por pa qenë i gatshëm që të kontribuojë për ta.

sidorenco

Siç mësohet nga zëra pranë klubit kuqeblu, ai mund të bjerë dakord me drejtuesit që t’i japin fund bashkëpunimit me Vllazninë. Sidorenko nga ana tjetër ka një marrëveshje deri në fund të dhjetorit me klubin, gjë që mund të vështirësojë edhe zgjidhjen e kontratës. Sidorenko ka qenë një nga lojtarët më stabël dhe më në formë të ekipit që nga ardhja e tij edhe pas pandemisë. Gjithsesi, dëmtimi që ka lojtari është serioz dhe për këtë drejtuesit po kërkojnë që të bëjnë marrëveshje për zgjidhjen e kontratës me këtë futbollist.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"