Një sulmues drejt kalimit te Skënderbeu, bisedoi dje me Takajn dhe tani pritet firma. Zbulohen prapaskenat me Sidibenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 13:06

Një sulmues drejt kalimit te Skënderbeu, bisedoi dje me Takajn dhe tani pritet firma. Zbulohen prapaskenat me Sidibenë

Skënderbeu ende nuk është i plotë dhe po mendon për të afruar lojtarë të tjerë në merkato me qëllim që Ilir Daja të ketë një ekip konkurrues dhe sa më cilësorë në pjesën e dytë të sezonit. Burime të sigurta tregojnë për gazetën se drejtuesit e merkatos në kampin bardhekuq janë duke biseduar me Niko Zisin, për të parë mundësinë që ky i fundit të bashkohet me ekipin e Dajës brenda hapësirës së transferimit të merkatos së janarit.niko-zisi

Sulmuesi 24- vjeçar nga Fieri duket si një afrim cilësor në rast se bashkohet me bardhekuqtë dhe do t’i jepte një forcë më shumë repartit të avancuar të Skënderbeut duke parë edhe problemet me të cilat është përballur në pjesën e parë të sezonit. Zisi shihet si elementi i duhur për korçarët, edhe për vetë faktin se më herët ka provuar të luajë në kampionatin tonë me ekipin e Bylisit dhe të Kamzës, madje me këta të fundit ka qenë pjesë e Kategorisë Superiore. Njohja me kampionatin e bën afrimin e Zisit të nevojshëm për korçarët.

Në radhët e Kamzës, Zisi ka luajtur 20 takime në Kategorinë Superiore dhe dy në Kupën e Shqipërisë, ndërsa ekipi kamzali pagoi plot 40 mijë euro për të marrë shërbimet e tij nga radhët e Bylisit. Pjesën e parë të sezonit Zisi ka luajtur me ekipin e Karaiskakis në kategoritë inferiore të Greqisë, ndërsa nëse do të arrihej akordi mes palëve, lojtari mund të bashkohet pa problem me Skënderbeun. Afrimi i Zisit mund të mbushte gropat edhe në rast largimi të një prej lojtarëve të hapësirës sulmuese të Skënderbeut për vetë faktin se fieraku mbulon të gjitha pozicionet në repartin e avancuar, pavarësisht se pozicioni i tij natyral është sulmues i krahut të majtë.lancinet sidibe

SIDIBE – Veç afrimeve dhe largimeve në kampin bardhekuq, presin me vëmendje të madhe edhe zhvillimet e çështjes “Sidibe”. Mesfushori guineas ende nuk është prezantuar si afrim te Skënderbeu. Ai pavarësisht se vazhdon të stërvitet me korçarët, ende nuk ka mbyllur problemet e krijuara me Besëlidhjen në lidhje me këtë kalim. Drejtuesit lezhjanë pretendojnë se Lancinet Sidibe është një futbollist me të drejta të plota i Besëlidhjes dhe në rast se korçarët duan shërbimet e tij, atëherë duhet të paguajnë 100 mijë euro në arkat e klubit.

Nga ana tjetër, në Korçë nuk janë të gatshëm për të bërë një transaksion të tillë për ta zgjidhur këtë çështje. Madje, drejtuesit janë në pritje për të mos bërë asnjë veprim derisa vetë lojtari të zgjidhë problemet me klubin në fjalë në lidhje me lejen e kalimit. Për momentin Sidibe vazhdon të stërvitet me Skënderbeun, por trajneri Ilir Daja nuk e ka bërë për asnjë moment pjesë të grupit të vet, duke pritur që të mbyllet kjo telenovelë fillimisht e më pas të ingranojë lojtarin me pjesën tjetër të ekipit.

Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"