Një portugez gati t’i marrë vendin Murinjos, Totenhemi mendon ndryshimin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 9:09

Një portugez gati t’i marrë vendin Murinjos, Totenhemi mendon ndryshimin e trajnerit

Totenhemi nuk po kalon një moment të mirë, teksa përveç eliminimit nga Europa Ligë, tashmë ndodhen në situatë të vështirë edhe në kampionat.

espirito.santo.2019.20.indica.750x450

Në këtë situatë, drejtuesit e Totenhemit po mendojnë të ndryshojnë trajner. “Special One” pritet të qëndrojë në drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit dhe në rast se nuk arrihet kualifikimi në Champions, i cili duket shumë i vështirëm atëherë me shumë mundësi ai do të shkarkohet.

Kandidati kryesor për të marrë vendin e Murinjos, është një tjetër portugez. Bëhet fjalë për Nuno Espirito Santo, i cili është në drejtimin e Ulvërhemptonit, ku ka bërë një punë shumë të mirë. Santo pëlqehet shumë nga presidenti i Totenhemit, i cili mendon t’i besojë atij drejtimin e skuadrës për sezonin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"