Një grek “tremb” Gatuzon, di të shënojë në “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2018 | 11:16

Një grek “tremb” Gatuzon, di të shënojë në “San Siro”

I ka shënuar Interit në “San Siro” dhe shpreson të përsëritet kundër Milanit. Megjithëse është mbrojtës tek Olimpiakos, Vasilios Torosidis i ka idetë e qarta për sulmin dhe në prag të sfidës së sotme deklaroi:

56654_gallery

“Me Bolonjën humba vjet ndaj Milanit dhe shpresoj që nesër (sot) të kem tjetër fat. Në ‘San Siro’ kam shënuar një herë, kur vishja fanellën e Romës dhe do të tentoj përsëri. Të dielën kemi derbin me AEK-un dhe duam të shkojmë në maksimumin e entuziazmit. Arritja e një rezultati pozitiv ndaj Milanit do të na ndihmonte të krijonim një atmosferë ideale,  sidomos pas humbjes në fundjavë kundër PAOK-ut”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"