Nis kampionati kosovar, në ndeshjen e hapjes shënojnë lojtarë të Skënderbeut e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 19:06

Nis kampionati kosovar, në ndeshjen e hapjes shënojnë lojtarë të Skënderbeut e Partizanit

Kampionati kosovar i futbollit ka startuar sot me një përballje mjaft interesante mes kampionëve të Trepça ’89 dhe Flamurtarit të Prishtinës, skuadrës e cila dominoi në sezonin e kaluar Ligën e parë duke u ngjitur në elitë.

oto xhon trepca

Skuadra e Trepça ’89 e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit, pasi ka arritur të fitojë me shifrat 3-1, në një ndeshje ku protagonistë ishin futbollistë që kanë lidhje edhe me futbollin e Superiores. një nga golashënuesit për kampionët ishte edhe Oto Xhon, sulmuesi nigerian i cili është huazuar në Kosovë nga radhët e Skënderbeut.

Ndërkaq, golin e vetëm për Flamurtarin e shënoi ish-sulmuesi i Partizanit, Ardit Jaupaj. Ky i fundit vendosi të transferohej në kampionatin kosovar pasi mësoi se nuk do të kishte hapësira në Partizanin e Moxhit, edhe pse një sezon më parë kishte qenë vazhdimisht në stolin e rezervave për të kuqtë dhe shihej si një talent mjaft premtues për të ardhmen.

jaupaj

Java e parë

Trepça ’89-Flamurtari 3-1

10’ Jashari, 50’ Xhon, 90’+3’ Hasani / 61’ Jaupaj

Të shtunën

Llapi-Drenica Skënderaj

Feronikeli-Vllaznia

Të dielën

Gjilani-Besa Pejë

Vëllaznimi-Liria Prizren

Prishtina-Drita

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"