Ngjarje e rëndë në futboll/ Tifozët e Nigerisë zbritën në fushë pas ndeshjes, vdes doktori i FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 9:21

Ngjarje e rëndë në futboll/ Tifozët e Nigerisë zbritën në fushë pas ndeshjes, vdes doktori i FIFA-s

Një doktor i FIFA-s humbi jetën në krye të detyrës gjatë kualifikueses së Botërorit në Afrikë mes Nigerisë dhe Ganës. Tifozët e Nigerisë hynë në fushë duke krijuar kaos në “Abuja National Stadium” pasi kombëtarja e tyre dështoi që të kualifikohej në Botërorin e Katarit.

asdfasf

Skena të frikshme dhune shpërthyen pas barazimit 1-1 me Ganën, rezultat që për shkak të rregullit të golit në fushë kundërshtare kualifikoi këta të fundit në Katar.

Një numër shumë i madh tifozësh sulmuan lojtarët dhe shkatërruan ndenjëset e stadiumit, por edhe pankinat, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Mëngjesin e së mërkurës, Federata e Zambias konfirmoi se doktori Xhozef Kabungo, i cili vepronte si nëpunës i antidopingut për Konfederatën Afrikane të Futbollit vdiq ndërsa ishte në krye të detyrës gjatë ndeshjes. Por presidenti i Federatës së Zambias, Endrju Kamanga, nuk i zbuloi shkaqet e vdekjes.

LEXO EDHE: VIDEO/ Situatë kaotike! Nigeria mbeti jashtë Kupës së Botës, tifozët futen në fushë dhe shkatërrojnë gjithçka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"