VIDEO/ Situatë kaotike! Nigeria mbeti jashtë Kupës së Botës, tifozët futen në fushë dhe shkatërrojnë gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 22:22

VIDEO/ Situatë kaotike! Nigeria mbeti jashtë Kupës së Botës, tifozët futen në fushë dhe shkatërrojnë gjithçka

Gana shtangu Nigerinë, duke e lënë jashtë Botërorit, pa barazimit 1-1 në sfidën e kthimit të zhvilluar ditën e sotme. Kombëtarja ganeze, arriti të siguronte një biletë për në Kupën e Botës së Katarit, falë golit në fushën kundërshtare, teksa sfida e parë u mbyll në barazim 0-0.

nigeria

Por ky dështim i Nigerisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, ka bërë që tifozët e saj të tërbohen dhe të futen në fushën e lojës duke shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.

FPCsC6cX0AUDWmD

Policia është detyruar të ndërhyjë me gazra lotsjellës për të shpërndarë tifozët. Një situatë me të vërtetë kaotike, që i ngjan një arene të vërtetë lufte. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Salah jashtë Botërorit, numri i kombëtareve të kualifikuara shkon në 22

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"