Nga Valbona, Luftëtari, Turbina dhe Naftëtari. Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 21:45

Nga Valbona, Luftëtari, Turbina dhe Naftëtari. Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

 

Valbona nuk di të ndalet në rrugëtimin drejt objektivit, Kategoria e Parë, edhe pse rivali i saj nuk po gabon. Tropojanët morën një fitore të bukur e të vështirë në Librazhd kundër Sopotit.

kategoria-e-dyte

Kristi Joti me atë supergol nga 40 metra vendosi qetësinë e suksesit në Librazhd. “Fitorja me Sopotin nuk na qetësoi plotësisht, pasi shpresonim që të gabonte kundërshtari ynë. Jemi ndërtuar si skuadër për të realizuar atë mision që ka klubi, ngjitja në Kategorinë e Parë. Pavarësisht se si do të ecë kundërshtari ynë, Besëlidhja, ne do të kryejmë detyrat tona duke mos humbur asnjë takim deri në fund të sezonit. Kjo vlen edhe për ndeshjen e radhës, kundër Albanëve”, u shpreh Kristi Joti . ABDULLA DUSHKU

“Luftëtari s’e vë në dyshim objektivin”

Në Gjirokastër nuk kanë kohë për të humbur. Luftëtari, pas barazimit 0-0 kundër Shkumbinit në trasfertë, duket se ka lënë të pakënaqur një ndër protagonistët e rasteve të humbura, Mario Mërkuri. “E pata mundësinë për të shënuar, por s’ia dola. Nuk jam aspak i kënaqur me barazimin, por ky është futbolli.

Ta harrojmë barazimin e dytë sezonal për të rigjetur fitoren me Maliqin. Asnjëherë nuk do e vendosim në pikëpyetje fitoren të dielën. Jemi plotësisht në lojë, kur na presin dhe katër finale. Pavarësisht barazimit në Peqin, Luftëtari është shumë i fortë. Ndeshja direkte me Pogradecin do ta tregojë se cili ekip ngjitet në të Parën. Luftëtari nuk e vë në dyshim objektivin”, tha Mërkuri . TOMOR SHEHU

 Turbina

Turbina është mundur në Këlcyrë dhe kjo disfatë i ka shokuar të gjithë në kampin cërrikas. Për “Panorama Sport”, portieri 16-vjeçar, Leo Ishja, u shpreh: “Na vjen pasi nuk e prisnim humbjen në Këlcyrë. Nuk duhet të demoralizohemi, por të shikojmë përpara. Të dielën do të luajmë në shtëpi kundër Shkumbinit, që konsiderohet edhe si derbi i prefekturës. Do t’i mundim këta të fundit, për t’iu kthyer rezultateve pozitive”. MARIGLEN MIRAKA

Naftëtari

Naftëtari mori një pikë shprese, në transfertë me Adriatikun. Futbollistit nigerian, Ibrahim, u shpreh për “Panorama Sport”: “Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe kaluam dy herë në avantazh. Por për fat të keq nuk arritëm te fitorja, e cila do të na bënte më shumë punë. Duhet të jemi të kënaqur me barazimin, pasi kundërshtari ishte i fortë. Të mendojmë për ndeshjen e radhës, të cilën duhet ta fitojmë”. A. ÇEPANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"