Nga spitali në fushë, Murataj: Partizani na sjell fat, na u mohua një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 17:56

Nga spitali në fushë, Murataj: Partizani na sjell fat, na u mohua një penallti

Valentino Murataj pasditen e së premtes së kaluar nuk është ndier mirë. Ai dhe Ditmar Bicaj kanë pasur probleme shëndetësore. Menjëherë stafi mjekësor dhe trajneri Dovedan kanë lajmëruar presidentin Kapllanaj për situatën e dy lojtarëve si dhe i kanë kërkuar që ata të trajtoheshin në mënyrë të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit, pasi ishin prekur nga viroza.valentino murataj

Sfida ndaj Partizanit e gjeti Bylisin pa Goxhën, Ndrecën e Peposhin që diheshin, si dhe me Bicajn e Muratajn që ishin me probleme. Pas trajtimit në spital ata iu bashkuan ekipit në hotel gjatë paradites të së shtunës. Mirëpo Ditmar Bicajt i agravoi situata dhe pak minuta para ndeshjes mbrojtësi e kishte temperaturën 39, ndërsa Murataj ishe disi më mirë. E megjithatë, mesfushori shtrëngoi “dhëmbët” dhe zbriti në fushë.

Murataj tregon sakrificën – Valenitno Murataj ishte një nga futbollistët që spikati ndaj Partizanit, fitoi çdo dyluftim me kundërshtarët dhe ndërtoi aksionet e Bylisit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Murataj ka pohuar: “Na ra si e papritur para ndeshjes, pasi mua dhe Bicajt na kapi një virozë. Realisht u ndjeva keq, sepse skuadra kishte nevojë, si dhe ishte ndeshje shumë e rëndësishme. Shkuam në spital, u përmirësuam, por sërish nuk kemi qenë aq mirë para ndeshjes. Kam shtrënguar ‘dhëmbët’ dhe thashë do luaj sepse unë jam mallakastriot e normalisht duhet që të bëj shumë për atë fanellë.

Hyra në fushë dhe i dhashë fjalën trajnerit dhe presidentit, ndonëse më pyetën se si ndihesha. Të them të drejtën shte ndeshja e parë e Bylisit në ‘Air Albania’. Pastaj dola në nxehmje dhe kur pashë që tifozët na duartrokitën, kanë bërë sakrifica nga Ballshi në Tiranë për të na parë, aty thashë le të jem si të jem, do luaj, pasi duhet të nderojmë Bylisin”.Musolli dhe Murataj

Barazimi – Murataj tregon edhe sekretin e barazimit në fund. “Po të them të drejtën, na ka ecur me Partizanin. Shikoj që kapen me episode, por edhe neve na është mohuar një penallti me Ntepen. Ka qenë penallti sepse kam qenë shumë afër, të jem i sinqertë. Pastaj goli që shënuam, e kaloi vijën, do shihni edhe pamjet me detaje. Nëse nuk do ishte gol, i binte të ishte penallti dhe karton i kuq për portierin. Ajo ndeshje mbaroi dhe ne treguam se Bylisi po i jep bukuri garës, po respekton fanellën dhe atë qytet që e do sportin.

Ne meritojmë diçka më shumë këtë sezon, le të themi Europën. Ne luajmë futboll modern, madje edhe kur jemi në disavantazh. Nuk ma do mendja se ka ekip që është në disavantazh me dy gola ndaj Partizanit dhe pa 3-4 titullarë dhe kërkon të bëjë shumë. Ne edhe kur ishim 2-2 rrezikuam duke luajtur futboll të hapur. Kjo është bukuria e garës. Tashmë duhet të mendojmë për Flamurtarin. Është më e vështirë se me Partizanin. Duhet ta vlerësojmë shumë”, përfundoi Valentino Murataj.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"