Nga Pele te Iniesta, 10 yjet që s’e fituan kurrë “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 12:00

Nga Pele te Iniesta, 10 yjet që s’e fituan kurrë “Topin e Artë”

– “Topi i Artë” ka nisur të jepet në vitin 1956. Mes 2010-15 pati një marrëveshje, kur çmimi u shkri me atë të “Lojtarit të Vitit të FIFA-s”.

Topi i Arte

– Edicionin e parë e ka fituar Sër Stenli Methjus, legjenda e Blekpullit, i cili la pas yjet e Realit, Alfredo di Stefano dhe Rajmond Kopa.

– A e ka fituar ndonjë portier këtë çmim? Po, legjenda ruse e Dinamos së Moskës, Lev Jashin në 1963. Ai la pas Xhani Riveran e Milanit dhe Xhimi Grivsin e Totenhemit. Jashin është edhe rusi i parë që e ka fituar “Topin e Artë”.

– Paolo Maldini, Andrea Pirlo, Tieri Henri, Keni Dalglish, Xhanluixhi Bufon, Frenk Rajkard, Andres Iniesta, Ksavi Hernandez, Ferenc Pushkash dhe Pele janë 10 prej emrave që i kanë shkuar shumë pranë çmimit, por nuk e kanë fituar kurrë atë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"