Nga kategoria e katërt në Francë tek Çelsi, historia e pabesueshme e portierit Mendi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 14:42

Nga kategoria e katërt në Francë tek Çelsi, historia e pabesueshme e portierit Mendi

Eduard Mendi u transferua tek Çelsi dhe me shumë mundësi do jetë portier i parë. Londinezët shpenzuan 20 milionë euro për ta marrë nga Renes.

mendi

Së fundmi presidenti i ekipit të parë të Mendisë, Gerard Gohel ka treguar peripecitë e portierit. “Ai arriti tek ne kur ishte 19 vjeç dhe qëndroi me ne për tre vite. Ne luanim në kategorinë e tretë në Francë. Ai luajti me ne për dy sezone. Kur ne ramë në kategorinë e katërt, ai na tha neve se donte të luante në nivele më të larta. Një ditë më telefonoi dhe më tha: Kam një ofertë nga Fleuri 91, një kategori më lartë. Dhe unë i’u përgjigja: Pse do të shkosh atje? Nuk është një sfidë për ty. Më pas ai më tha: Do kthehem tek Çerbug. Pas disa javësh më tha se kishte marrë një ofertë nga Marseja për tu bërë protieri i katërt. Unë i thashë atij: Firmos me Marsejën. Është një mundësi e shkëlqyer.

Ai firmosi me Marsejën dhe një sezon më vonë presidenti i Renes më telefonoi dhe më tha: Gerard ti ke Mendin dhe unë po kërkoj për një portier të dytë, si mendon? Unë i thashë: Merre, së shpejti ai do bëhet portieri juaj i parë. Dhe unë kisha të drejtë, Mendi u bë portieri i parë i Renes”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"