Nga debutimi në Bundesligë te Kombëtarja Shpresa, ja ku do të vijojë karrierën talenti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2023 | 14:05

Nga debutimi në Bundesligë te Kombëtarja Shpresa, ja ku do të vijojë karrierën talenti shqiptar

Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Tim Civeja do të jetë pjesë e ekipit të Sarbrucken.

Tim Civeja - Player profile 23/24 | Transfermarkt

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Ligës së Tretë gjermane përmes një postimi në rrjetet sociale.

21-vjeçari ka qenë futbollist i Augsburgut teksa më pas u huazua tek Ingolstadt. Në 13 paraqitje, mesfushori shqiptar shënoi 2 gola.

Civeja tashmë është gati për një aventurë të re ku kërkon të jetë protagonist te skuadra e Sarbrucken.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"