Nga Broja te Kumbulla e Ismajli/ Lanë Kombëtaren, të gjithë janë OK

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 23:11

Nga Broja te Kumbulla e Ismajli/ Lanë Kombëtaren, të gjithë janë OK

Kombëtarja sh qiptare luajti ndeshjen e fundit të grupit me Andorrën me një ekip të përgjysmuar, ku tetë nga lojtarët e formacionit nuk ishin. Gjithashtu, u tha zyrtarisht se Kumbulla, Broja, Ismajli dhe Veseli e kishin të pamundur që të ishin të gatshëm apo dikush kishte probleme fizike.

pjimage (72)

Por, gjatë kësaj jave, për fatin e mirë dhe për merakun e të gjithë atyre që mendonin se këta futbollistë do të ishin dëmtuar rëndë dhe nuk do të luanin për disa kohë, janë kthyer të gjithë dhe janë në dispozicion të klubeve të tyre. Ndeshja me Anglinë la një hendek të madh dhe shkaktoi një situatë jo fort të këndshme për ekipin kombëtar. Armando Broja, i cili për shkak të krisjes me trajnerin Edi Reja, edhe me një kavilje në një gjendje jo 100% të gatshme, por që mund të sakrifikonte, mungoi.

Në ndeshjen ndaj Anglisë u pa zëvendësimi i Kumbullës, i cili pësoi një dëmtim dhe nuk mund të vazhdonte të luante. Ndërsa një ditë pas takimit, kur Kombëtarja po kthehej në Shqipëri që të fillonte përgatitjet për sfidën e fundit përballë Andorrës, FSHF-ja njoftoi publikun se Marash Kumbulla ishte i dëmtuar dhe do të mungonte, gjithashtu Ardian Ismajli dhe Frederik Veseli kishin probleme fizike dhe dotë ktheheshin në klubet e tyre për të mos qenë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Andorrës.

KUMBULLA – Mbrojtësi rikuperohet në kohë rekord pas dëmtimit që pësoi ndaj Anglisë, ku u zëvendësua pas disa minutash në fushë. Ditën e djeshme Kumbulla është stërvitur rregullisht me grupin te skuadra e Romës dhe do të jetë gati për duelin ndaj Xhenoas dhe ka mundësi që ta nisë edhe titullar takimin. Një rikuperim në kohë rekord i Kumbullës që e bën disi të diskutueshëm dëmtimin e tij me Kombëtaren në ndeshjen ndaj Anglisë.

BROJA – Nesër Sauthemptoni do të ndeshet me Noruiçin për kampionat dhe trajneri Ralf Hazehuntl ka folur për sa i përket gjendjes së sulmuesit Armando Broja para kësaj sfide. “Uard-Prois, Livramento, Broja dhe Stefëns kanë qenë futbollistët me probleme fizike dhe që kanë punuar nën kujdesin e ekipit mjekësor. Megjithatë, përveç Stefëns, të gjithë të tjerët kanë kryer stërvitje të plotë në fushë gjatë këtyre ditëve dhe do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Noruiçit”, tha ndër të tjera Hazehuntl, i cili konfirmoi se Broja është gati.

ISMAJLI – Për një nga titullarët e padiskutueshëm të Kombëtares, pas ndeshjes me Anglinë, u tha se kishte probleme fizike dhe do të mungonte ndaj Andorrës, por dje ka luajtur titullar në miqësoren që Empoli zhvilloi me Praton.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"