Nga 300 mijë euro në 1.4 milionë, rritja galopante e talentit të Shpresave  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2023 | 23:33

Nga 300 mijë euro në 1.4 milionë, rritja galopante e talentit të Shpresave  

Talenti i Shpresave, Stiven Shpendi, realizoi një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Çezenës në Serinë C, teksa arriti të realizonte plot 13 gola, duke u shndërruar në një protagonsit te skuadra bardhezi. Në fillim të sezonit, vlera e Stiven, sipas “Transfermarkt” ishte 300 mijë euro, ndërkohë që tani, talenti shqiptar vlen plot 1.4 milionë euro.  

Stiven Shpendi

Gjasat janë të mëdha që 20-vjeçari të bëjë hapa të rëndësishme në karrierën e tij në këtë merkato vere, teksa ka pasur interesime të shumta nga klube që militojnë në Serinë A dhe Serinë B.  

stiven kristian shpendi

Ndërkohë sa i përket vëllai binjak të Stivenit, Kristian Shpendi, edhe ai ka pësuar një rritje për sa i përket vlerës, nga 200 mijë euro, tashmë Kristjani vlen 500 mijë euro, gjithmonë sipas “Transfermarkt”. Të dy këta sulmues janë pjesë e Kombëtares Shpresa që drejtohet nga Alban Bushi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"