Nexhipi: Partizani nuk na vodhi, në Vlorë nuk do i shërbejmë askujt. Kthehemi shpejt në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 20:52

Nexhipi: Partizani nuk na vodhi, në Vlorë nuk do i shërbejmë askujt. Kthehemi shpejt në Superiore

Trajneri i Korabit, Ermal Nexhipi, beson se ekipi dibran do të kthehet shpejt në Superiore. Në deklaratën e bërë për mediat pas humbjes ndaj Partizanit, ai theksoi se në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit do të luhet për ta mbyllur sezonin me dinjitet.

Ermal-Nexhipi-1

Për ndeshjen

“U munduam të bëjmë një lojë të bukur duke parë që Partizani të lejon të luash futboll dhe gjithashtu ishte i dalë nga objektivi për titullin kampion. U munduam të jepnim më të mirën, u mundëm për gabimet tona, s’besoj se Partizani na vodhi diçka, e meritoi fitoren dhe e përgëzoj.”

Për gjykimin në Kukësi-Skënderbeu

“Nuk më takon mua të flas, por një zhgënjim i madh për kampionatin tonë.”

Për ndeshjen e fundit në Vlorë

“Ne do luajmë futboll për veten tonë, do japim më të mirën. Është ndeshja e fundit dhe duam ta mbyllim kampionatin me dinjitet me një rezultat pozitiv. Nuk shkojmë t’i shërbejmë askujt, shkojmë të luajmë për veten tonë, për asnjë tjetër. Kemi treguar që u kemi marrë pikë shumë ekipeve, por kur marrim pikë thonë që luajmë për llogari të dikujt, kur humbim thonë pse tolerojmë. Ne luajmë vetëm për veten.”

Për kthimin e shpejtë të Korabit në Superiore

“Me projektin që ka presidenca, besoj se po.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"