“Netë të mëdhaja po vijnë”/ Florian Marku më i etur se kurrë, çfarë po paralajmëron “luftëtari” shqiptar?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2021 | 13:27

“Netë të mëdhaja po vijnë”/ Florian Marku më i etur se kurrë, çfarë po paralajmëron “luftëtari” shqiptar?!

Boksieri shqiptar, Florian Marku, i cili kohët e fundit është ne qendër të vëmendjes në boksin botëror, ka postuar një foto me ekipin e tij në rrjetin social “Twitter”, me shkrimin “Netë të mëdhaja po vijnë”.

HANDOUT PICTURE COMPLIMENTS OF MATCHROOM BOXING Florian Marku during todays Media Day 9December 2020 Picture By Mark Robinson

28-vjeçari, prej disa kohësh është zhvendosur në Angli, me qëllim që të stërvitet në palestrat më profesionale të boksit, dukë qëndruar kështu në rangun e boksierëve më të famshëm botëror.

Ndeshja e tij e fundit ishte më 20 shkurt të këtij viti, duke mposhtur boksierin anglez, Rajan Çarlton më nokaut në raundin e 8-të të sfidës, me performancën e shkëlqyeshme të Markut e cila bëri bujë në të gjitha mediat botërore, ku të dominojë kundërshtarin në çdo raund.

Synimi i tij është titulli i peshave të lehta ku prej shumë kohësh ka hapur një sfidë në rrjetet sociale ndaj boksierit të famshëm anglez, Konor Ben i cili është ndër më të mirë në  divizionin e tij. Është folur shumë për një ndeshje mes tyre por anglezi nuk ka pranuar me justifikimin se “Marku është akoma i dobët për mua”.

Nuk dihet pse Marku ka shkruar një shprehje të tillë në rrjetin e tij social, por qëndron mundësia e ndonjë marrëveshje të fshehtë për tu përballur më ndonjë kundërshtar elitar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"