Nenaj: S’e kemi frikë ngjyrën e kuqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:21

Nenaj: S’e kemi frikë ngjyrën e kuqe

Ashtu si Partizani, edhe skuadra e Himarës ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme drejt Sarandës për t’u përgatitur për ndeshjen e sotme që do të luajë ndaj Partizanit. Pavarësisht faktit se takimi nuk do të luhet në Vlorë, himarjotët kanë premtuar se do të japin maksimumin në fushë për të marrë fitoren. Ndërsa ultrasit e këtij ekipi janë shprehur se do të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin e tyre. “Luajmë përballë Partizanit dhe një fakt i tillë duhet ta motivojë ekipin tim akoma edhe më tepër. Por pavarësisht emrit, unë mendoj se Partizani është një kundërshtar si gjithë të tjerët ndaj të cilit duhet fituar. Ndoshta ngjyra e kuqe mund t’i shpërqendrojë ekipet e tjera, por për ne ajo ngjyrë simbolizon kurajën tonë dhe do të na japë më shumë forcë në fushë për të triumfuar”, ka përfunduar trajneri i Himarës, Roland Nenaj, i cili është i bindur në një fitore të ekipit të tij. Aktualisht Himara ka një pozitë jo të mirë në klasifikim dhe rrezikon rënien nga kategoria.
Altin Pavllo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"