Në Shkodër do të vlente edhe barazimi, formacioni i mundshëm i Laçit ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 13:14

Në Shkodër do të vlente edhe barazimi, formacioni i mundshëm i Laçit ndaj Vllaznisë

Me atë fitore të arritur në Durrës ndaj Teutës vendëse Laçi ka ngjitur një shkallë na tabelën e renditjes, por çdo gjë është e hapur dhe kurbinasve u duhen të tjera pikë për të mos rrezikuar rënien nga kategoria. Fitorja e fundit, që erdhi pas shumë kohësh, do të zhvlerësohej, nëse Laçi nuk merr rezultat pozitiv sot në Shkodër.

LACI

Trajneri Armando Cungu dhe lojtarët e dinë mirë këtë gjë. Pozitiv është fakti që skuadra kurbinase vjen më entuziaste në këtë transfertë të vështirë. Vllaznia vlerësohet nga të gjithë si një nga skuadrat më të konsoliduara të kampionatit, por kurbinasit nuk kanë asgjë për të humbur në Shkodër. Në ndeshjen e sotme për Laçin do të bënte punë edhe barazimi. Trajneri Cungu ia njeh “zakonet” Vllaznisë dhe sigurisht që do ta shfrytëzojë këtë fakt për të marrë një rezultat pozitiv.

laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"