Në Beograd e pret “ferri”, Shaqiri: Unë nuk kam frikë nga askush, do të shkoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 14:23

Në Beograd e pret “ferri”, Shaqiri: Unë nuk kam frikë nga askush, do të shkoj…

Xherdan Shaqiri me Liverpoolin me 6 nëntor do të udhëtojnë në Beograd për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës. Tifozët serb do ti përgatisin një “mirëseardhje të nxehtë”, shkruan Liverpool Echo.

xherdan-shaqiri-768x540

“Nuk kam frikë fare. Kam lexuar disa shkrime. Por unë po shkoj atje për të luajtur futboll. Unë nuk kam frikë nga askush’, ka thënë Shaqiri, i cili mbahet mend nga serbët për golin që ia shënoi Serbisë në botërorin e Rusisë dhe festimin me shqiponjë.

shaqiri

Ndërkohë ai thekson se te skuadra e Liverpulit është shumë i kënaqur.

“Jam shumë i kënaqur. Unë duhet të punoj çdo ditë në stërvitje dhe të tregoj vetën time. Kam marrëdhënie vërtet të mira me trajnerin Klopp. Gjithçka është e mire”, ka deklaruar Shaqiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"