Ndryshon sërish lista/ Broja i bashkohet Kombëtares U-21, Alban Bushi fton edhe mesfushorin e Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2021 | 17:14

Ndryshon sërish lista/ Broja i bashkohet Kombëtares U-21, Alban Bushi fton edhe mesfushorin e Apolonisë

Ndryshon sërish lista e Kombëtares U-21. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, FSHF ka bërë me dije se kuqezinjve të Alban Bushit i janë bashkuar edhe mesfushori i Apolonisë, Mateo Shanaj si dhe sulmuesi Armando Broja, i cili do të kalojë te Kombëtarja U-21 për ndeshjen e parë me Andorrën, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2023.

U21

Sulmuesi do të luajë ndeshjen e parë me 21-vjeçarët për t’u vënë në gatishmëri të Kombëtares A për miqësoren e dytë ndaj Republikës Çeke, që luhet në Pragë më 8 qershor.

Ndërkohë për sa i përket Shanajt, 19-vjeçari është vënë nën urdhrat e trajnerit që të premten për të vijuar përgatitjet për dy sfidat e ardhshme të kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"