Ndreu: Pika më kënaq, kemi probleme në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2016 | 16:37

Ndreu: Pika më kënaq, kemi probleme në mbrojtje

Trajneri i Laçit, Ramadan Ndreu, ka mbetur i kënaqur nga barazimi 1-1 ndaj Flamurtarit në shtëpi. Sipas tij, ekipi kurbinas sot vuajti aspektin psikologjik, ndërsa thekson problemet në mbrojtje.

Ndreu

Prononcimi i Ndreut për SuperSport” pas ndeshjes:

“Për mënyrën si shkoi loja, jam i kënaqur me një pikë përballë Flamurtarit. Luanim ndaj një kundërshtari me lojtarë cilësorë.

Mendoj se sot vuajtëm aspektin psikologjik. Jam përpjekur t’ua bëj të qartë lojtarëve gjatë gjithë javës, që këto lloj ndeshjesh janë shumë delikate. Kur mendon se e ke më të thjeshtë ndaj një kundërshtari që ka probleme, atëherë ndëshkohesh.

Në këto tri javë që drejtoj skuadrën, pika jonë më e dobët është mbrojtja. Do të përpiqemi të rregullojmë diçka, për t’i shpëtuar kësaj situate të vështirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"