“Ndodh kur nuk mbyll ndeshjet”, Asllani komenton mungesën në Kombëtare: Jam i ri, kështu janë gjërat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 20:17

“Ndodh kur nuk mbyll ndeshjet”, Asllani komenton mungesën në Kombëtare: Jam i ri, kështu janë gjërat

Kristjan Asllani ka qenë një mungesë e rëndësishme në radhët e kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Islandës, ku trajneri Reja e mbajti në pankinë gjatë 90 minutave. “Corriere Dello Sport” insiston se kjo ka ardhur me kërkesën e Interit, ndërsa vetë futbollisti për “Tuttosport” ka deklaruar se ishte zgjedhje teknike, në një intervistë ku ka folur edhe për situatën e tij në klubin zikaltër.

ASLLANI

“Mëkat pasi që në fillim ishim në superioritet numerik, me një lojtar më shumë në fushë. Të vjen keq që nuk erdhi fitorja, por ndodh kur nuk mbyll ndeshjet, kështu është situata.

Isha jashtë për zgjedhje teknike, ndodh. Jam një djalë i ri, kështu janë gjërat, e rëndësishme do të ishte të kishim fituar ndeshjen dhe as kjo nuk ndodhi, mëkat.

I freskët për Interin? Sigurisht, kam qenë gjithmonë në dispozicion të trajnerit ndaj do të jem në dispozicion edhe të shtunën. Më shumë hapësira? Të shohim. Mëkat që humbëm Marcelo, është lojtar thelbësor për ne. Por nëse do të vijë radha ime, unë jam gati. Do të mundohem që të jap maksimumin.

Tani duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Kemi ndeshjen shumë të vështirë ndaj Romës, një skuadër e fortë. Të shohim çfarë del nga ajo. Por duhet të luajmë me çdo kusht për tre pikët.

Në prag-kampionat jam stërvitur mirë dhe kam luajtur disa ndeshje, duke dhënë maksimumin kur zbrisja në fushë, si gjithmonë. E përsërit atë që kam thënë më parë, kur të vijë momenti im do të jem i gatshëm dhe i lumtur.

Titulli? Padyshim që e mendojmë, luajmë për të. E dimë që duhet të luajmë për të fituar edhe ndaj Barcelonës, por do të mendojmë për të kur të vijë java e Ligës së Kampioneve dhe ajo ndeshje. Tani e rëndësishme është Roma. Kemi në mendje vetëm ndeshjen e të shtunës ndaj verdhekuqve”, tha ndër të tjera Asllani në intervistën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"