Ndeshja e sotme ndaj Bylisit, si treni i fundit për… Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 10:55

Ndeshja e sotme ndaj Bylisit, si treni i fundit për… Laçin

Laçi nën drejtimin e trajnerit Dejan Vukiçeviç e nisi mbarë sezonin, ku në shtëpi mposhti Teutën në shifrat 3-1.

FOTO. F Hazisllari

FOTO. F Hazisllari

Por në dy javët pasuese kurbinasit kanë dështuar, ku janë mundur nga Partizani dhe Egnatia.

Madje, humbja me rrogozhinasit në javën e fundit në shtëpi ka lënë shije të hidhur, kështu që ndaj Bylisit kërkohet me çdo kusht fitorja.

Për shumë arsye do të ishte e papranueshme humbja me Bylisin, pasi do të ishte e dyta radhazi në shtëpi, apo e treta radhazi në kampionat.

Ndaj ky takim me Bylisin merr një rëndësi të veçantë për vazhdimësinë e Laçit, pasi në rast dështimi ky takim mund të rezultojë “treni i fundit” kryesisht për trajnerin Vukiçeviç.

Duhet pranuar që situata nuk e favorizon shumë trajnerin malazez, pasi prurjet e verës nuk janë gati si dhe dëmtimet kanë qenë prezente.

Madje Vasil Shkurtaj nuk pritet të debutojë as këtë javë me Bylisin. Ujka u dëmtua në javën e parë, ndërsa polaku Borisjuk mbetet jashtë forme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"