Ndeshja e parë në stadiumin e ri, Partizani surprizon tifozët për sfidën e Kupës së Shqipërisë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 22:44

Ndeshja e parë në stadiumin e ri, Partizani surprizon tifozët për sfidën e Kupës së Shqipërisë (VIDEO)

Ditën e nesërme duke nisur nga ora 15:00 Partizani do të luajë ndeshjen e parë të turit të parë në Kupën e Shqipërisë ndaj Orikut.

PARTIZANI 2

Në dukje është një sfidë tërësisht e zakonshme, ku Partizani është padyshim pretendent, por për tifozët e kuq kjo ndeshje është mjaft unike, pasi do të ketë sfidat e para zyrtare të “demave” në stadiumin e ri të kompleksit “Partizani”, që ndodhet në zonën e Tufinës.

Për këtë fakt, por edhe se në stadium nuk është infrastruktura për të skanuar biletat, hyrja në betejën e nesërme do të jetë falas.

Impianti i ri numëron rreth 4 mijë ulëse dhe shanset që stadiumi të mbushet i tëri janë të mëdha.

Përtej interesit të madh, Kolela pritet të bëjë rrotacion për këtë sfidë, për të kursyer titullarët për ndeshjen derbi ndaj Tiranës, më 2 tetor në stadiumin “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"