Ndarja nga jeta e Skënder Hykës, avokat Spartak Ngjela i dedikon një mesazh prekës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 18:58

Ndarja nga jeta e Skënder Hykës, avokat Spartak Ngjela i dedikon një mesazh prekës

Ndarja nga jeta e një figure të madhe të futbollit shqiptar, si Skënder Hyka, ka lënë pas shumë hidhërim tek të gjithë ata që ishin tifozë të mëdhenj të lojës së tij.

skender hyka

Një dedikim prekës, i ka kushtuar edhe avokati i njohur, Spartak Ngjela, i cili e vlerëson Skënder Hykën, përveçse për talentin e tij si futbollist, por edhe si kundërshtar i diktaturës.

POSTIMI I PLOTE

Dje u nda nga jeta futbollisti Skënder Hyka. Dha shumë në këtë vend. Dha figurë, stil, gëzim futbollistik të tifozëve të skuadrës së tij, por mbi gjithçka dha talent dhe mirësi.

Kundërshtar i diktaturës që e sfidoi atë me talent si futbollist dhe si artist në stilin e tij jetësor, me ide dhe me ndershmëri në një kohë të pandershme – ky ishte Skënder Hyka. Ishte individi tipik i modernitetit shqiptar, në një kohë kur s’kishte liri.

Na dha shumë dhe na mori shumë pak.

Ishte talent njerëzor dhe shpirt i një progresi europian.

E kisha mik dhe ndihem i privilegjuar që e kam njohur së afërmi, por dhe i vlerësuar që më ka ndënjur i tillë në çdo kohë që kam kaluar.

Se ishte humanist.

Do të kujtohesh gjithmonë Skënder, se tashmë ti je pjesë e historisë së vendit tënd.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"